Lampard i “marrosur” pas yllin të Realit

Pezullimi i merkatos nga FIFA tashmë është kthyer në një kujtim për klubin e Chelsea, që ka nisur nga puna menjëherë për t’i dhuruar trajnerit Lampard përforcimet e para.

Një ndër objektivët kryesorë të “bluve të Londrës” është mesfushori i Real Madrid, Isco.

27-vjeçari vazhdon të mos i ketë mirë marrëdhëniet me drejtuesit e madrilenëve, të cilët e kanë nxjerrë futbollistin në merkato.

Klubi anglez kërkon të përfitojë nga situata për ta transferuar futbollistin sa më pare në “Stamford Bridge”.

Për ta bindur Real Madridin të lërë të lirë lojtarin që në Janar, drejtuesit e Chelsea janë gati të paguajnë 55 milionë Euro për kartonin e Iscos që kërkohet me ngulm nga trajneri Lampard.


Shtuar 18.01.2020 11:18