Kroos mendon pensionimin, s’ka ndërmend të rinovojë kontratën me Realin

Toni Kroos nuk ka ndërmend të luaj edhe për shumë gjatë footboll në nivele të larta. Gjermani mendon se fundi i kontratës me Realin e Madridit do të jetë edhe fundi i karrierës për të.

Fituesi Kupës së Botës thotë se në moshën 33 vjecare at here kur i mbaron edhe kontrate me klubin madrilen do të jetë edhe momenti për tu tërhequr pasi ai nuk e sheh veten si lojtar që mund të luaj deri në 38 vjec.

“S’kam asnjë dyshim se unë nuk jam tipi i lojtarit që do të luajë deri sa të jetë 38-vjeçar. Kam edhe tre vjet e gjysmë kontratë me Real Madridin, deri në verën e vitit 2023. Atëherë do t’i mbush 33 vjeç. Kjo është një moshë e mirë për të menduar se çfarë dua, pa pasur kontratë që vazhdon edhe katër vjet”, ka thënë Kroos.

“Unë nuk kam edhe shumë kohë deri në fund të karrierës sime”.

Kroos ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2014, kur ai e kompletoi transferimin e tij nga Bayern Munichu. Ai ka shijuar mjaft shumë suksese gjatë kësaj periudhë në Spanjë, duke e fituar një herë titullin e La Ligës dhe tre herë atë të Ligës së Kampionëve. /albeu.com


Shtuar 6.02.2020 09:50