Kritikohen nga tifozët, ja si pritet të jenë uniformat e reja të Realit për sezonin e ri (FOTO LAJM)

Fanellat e Real Madridit të këtij sezoni janë cilësuar nga tifozët e tyre si mjaftë bukuar, të cilat ishin të dizajnuara në ngjyrë me ar në disa pjesë.

Por, atë të sezonit 2020/21 ndoshta mund të mos u pëlqejnë përkrahësve të Los Blancos, pasi kanë një pamje tërësisht tjetër.

FootyHeadlines si gjithmonë ka filluar zbulimet e fanellave të klubeve për edicionin e ri, derisa ato të madrilenëve nuk kanë gëzuar tifozët e tyre.

“Nuk shoh këtu identitet. Çfarë na ka bërë ne ngjyra rozë. Rikthejeni fanellën e sezonit 2011/12”, ka shkruar një tifoz.

“Pse fanellat e sezonit 2021 duket kaq të tmerrshme”, ka shkruar një tjetër. “Këto fanella nuk kanë kuptim, nuk na përfaqësojnë ne, më mirë anuloni edicionin”, ka shkruar një tifoz i Realit.

Fanella e dytë duket se do të ketë ngjyrën e rozë, mirëpo pritet të vërtetohet ajo ngjyrë në këtë verë edhe pse FootyHeadlines në parashikimet e tyre kanë qenë shuam herë të saktë.


Shtuar 17.05.2020 21:33