Koeman përjashton sërish dyshen Vidal-Suarez

Luis Suarez dhe Arturo Vidal pasi munguan në ndeshjen miqësore kundër Gimnastic de Tarragona u lanw jashtë listës së lojtarëve të ftuar edhe për miqësoren ndaj Gironas.

Duke se e ardhmja e Arturo Vidal tashmë është e vendosur, me disa detaje që kanë mbetur për t’u sistemuar për kalimin e tij tek Interi për t’i ribashkuar me ish-trajnerin e Juventusit Antonio Conte.

Ndërsa sa i përket uruguaianit Luis Suarez, shitja e tij është e mundshme, por në orët e fundit qëndrimi i tij nuk është përjashtuar.

Juventusi është skuadra që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.


Shtuar 16.09.2020 20:34