COVID-19 hyn në spitalin psikiatrik: 4 pacientë të infektuar, 1 në gjendje të rëndë

Infektohen me koronavirus katër pacientë në spitalin psikiatrik në Elbasan.

Si pasojë e Covid-19, njëri prej tyre është dërguar drejt Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq të sëmurët e tjerë janë karantinuar dhe po mbahen nën vëzhgim.

Ndërkohë edhe stafi i është nënshtruar tamponëve dhe janë izoluar në pritje të rezultatit.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e sotme se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.


Shtuar 16.09.2020 20:34