Kapiteni i Valencias shpërthen në lot: Më larguan nga shtëpia ime (VIDEO)

Kush do ta besonte se Valencia do ta largonte nga skuadra kapitenin e tyre, futbollistin që veshi fanellën e klubit për nëntë vjet, duke regjistruar 383 ndeshje e 63 gola për klubin.Largimi i tij është një mesazh i qartë se në futbollin modern nuk ka më ndjenja, mirënjohje apo romancë.

Parejo, pas shitjes te Villarreal, iu është drejtuar tifozëve të Valencias me një mesazh.Ai kishte kërkuar që atij t’i mundësohej një përshëndetje me tifozët, diçka që është refuzuar nga Valencia, e që më keq, lajmin për shitjen nuk ia kanë përcjell drejtpërdrejt atij, por agjentit të futbollistit.

“Ky klub ka qenë jeta ime, kam dashur ta përfundojë karrierën këtu, por nuk ma dhanë këtë mundësi. Unë gjithmonë thoja që kam dy shtëpi në Valencia, njërën ku jetoj dhe tjetra është në Mestalla. Tani kam mbetur pa njërën shtëpi”, ka deklaruar Parejo.

Parejo nuk mundi t’u përmbahet lotëve, kur tha se nuk ka përgjigje për djalin e tij, që po pe pyet: Pse jeni larguar nga Valencia?”.Ky veprim ka prekur thellësisht tifozët e futbollit, dhe media kryesore në Spanjë kanë kritikuar Valencian për qëndrimin e turpshëm ndaj heroit të saj.


Shtuar 13.08.2020 09:31