Kane do të diskutojë të ardhmen, “tronditet” Tottenham

Kapiteni i Tottenham do të diskutojë të ardhmen e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli i Tottenham ka shënuar 181 gola për skuadrën e Londrës, por nuk ka arritur të fitojë asnjë titull me skuadrën që tashmë drejtohet nga Jose Mourinho.

Tottenham këtë sezon po rrezikon seriozisht të mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, fakt ky vendimtar për të përcaktuar të ardhmen e sulmuesit.

Thuhet se drejtuesit e Tottenham do të kenë një betejë të vështirë për të bindur lojtarin kryesor të tyre për të qëndruar.

Mbetja jashtë Ligës së Kampionëve do të bëjë që Kane të konsiderojë ofertat që vijnë nga skuadrat tjera.

Lojtari prej kohësh është synim i Real Madridit.


Shtuar 4.03.2020 09:22