Jo vetëm në pistë, Hamilton kampion edhe jasht saj

Pas suksesit numër 90-të në pistën e Mugellos, Lewis Hamilton ka tashmë mundësinë për të barazuar rekordin e sukseseve në Formula 1 të mbajtur nga Michael Schumacher. Nderkohë, piloti britanik është përfshirë në listën e 100 personazheve me më shumë influencë në botë për vitin 2020. Në këtë listë janë të përfshirë personazhe të ndryshëm nga bota e sportit, politikës dhe kinematografisë.

Për Hamilton kjo nuk është hera e parë që përfshihet në një listë të tillë, më herët ai është përfshirë edhe në 2016-ën. Lewis Hamilton përcolli vëmendje të madhe me lëvizjen Black Lives Matter. Piloti i Mercedes Benz përmes profilit të tij në rrjetet sociale dhe garave në Formula 1 ishte tepër aktiv në mbrojtjen e të drejtave të njerzëve me ngjyrë, fushatë sensibilizimi që nisi pas ngjarjeve në SHBA.

Hamilton shfrytëzoi të gjitha hapësirat mediatike si dhe në rrjetet sociale me motivacion luftën kundër racizmit. Pikërisht për një gjë të tillë Hamilton është përfshirë në listën e 100-të personazheve me më shumë influencë për një çeshtje që trazoi jo pak ujërat në SHBA.


Shtuar 24.09.2020 12:32