Ja si është gjendja e Maldinit dhe të birit

Ditën e djeshme u zbulua se Paolo Maldini së bashku më djalin e tij, Daniele, kishin rezultuar pozitivë në testin për Koronavirus.

Të dy kishin shfaqur simptoma dhe pas analizave, rezultuan pozitivë me Covid-19.

Është zbuluar se kjo është transmetuar nga një kontakt që Paolo kishte pasur me një mikun e tij, dhe më pas kishte qëndruar i izoluar në shtëpi duke ia kaluar atë edhe djalit të tij.

Të dy babë e bir janë mirë dhe një tjetër lajm pozitiv është se nuk e kanë transmetuar atë edhe te njerëz apo lojtarë të Milanit.

Kjo për shkak se Paolo Maldini ka treguar se nuk ka qenë në Milanelo që nga 5 marsi, kjo pasi një mjek i kishte sugjeruar të qëndronte i izoluar në shtëpi.

Madje edhe Daniele Maldini nuk i ka takuar shokët e tij që në 6 mars, dhe kjo i qetëson të gjithë te Milani.


Shtuar 22.03.2020 18:39