Ivan Perisic dëmtohet në stërvitje, më shumë se një muaj jashtë fashës

Sulmuesi kroat i Bayern Munchen, Ivan Perisic wshtw dwmtuar nw stwrvitje dhe pritet njw mungesw 6 javore.

Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i gjigantëve gjermanë, Flick, i cili tha se futbollisti do t’i rikthehet stërvitjes vetëm pas 4 javësh pushim, ndërsa më pas do t’i duhen edhe dy javë të tjera për të rikuperuar formën.

Sulmuesi kroat u huazua nga Interi te Bayern, me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa tani pritet të rikthehet në mesin e marsit dhe të provojë të bindë drejtuesit gjermanë.

Deri tani Perisic ka luajtur 22 takime me fanellën e bavarezëve, shumicën e të cilëve i ka nisur nga stoli, ndërsa ka arritur të shënojë 5 gola dhe të japë 8 asiste.


Shtuar 4.02.2020 14:15