Interi has probleme në negociatat për Tonalin

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Inter janë duke pasur telashe që të nënshkruajnë me Sandro Tonalin e Brescia.

‘Nerazzurri’ janë gati të ofrojnë 35 milionë euro për të transferuar të ardhmen e mesfushës italiane.

Gjithsesi, presidenti i Brescia, Massimo Cellino, duket se nuk po bindet nga kjo shumë dhe kërkon më shumë.

Cellino thuhet se është duke insistuar për 50 milionë euro për kartonin e Tonali, i cili lidhet edhe me Juventus.


Shtuar 29.06.2020 10:07