Ibra: Do të festoj si Zot kur të jem në San Siro

AC Milan u përball sot me Cagliarin në Serinë A italiane.

Ky ishte gjithashtu starti i parë i Zlatan Ibrahimoviç për Milanin që nga nënshkrimi për kuqezinjtë disa javë më parë.

Stefano Pioli më parë kishte thënë se nuk ishte i sigurt nëse Zlatan mund të luante për të gjithë 90 minutat, por në fund të fundit, suedezi i madh luajti për tërë ndeshjen.

Kuqezinjtë përfunduan duke fituar me rezultat 0-2, pasi Ibrahimovic dhe Rafael Leao shënuan për Milanin.

Kjo ishte një fitore e madhe për kuqezinjtë teksa ngjiten (përkohësisht) në top 10, pasi edhe ata u afruan më pranë Cagliari në renditje.

Këto ishin fjalët e legjendës suedeze në fund të lojës, teksa foli për Sky Sport:

‘Ishte një lojë e madhe për ne dhe një fitore e rëndësishme. Jam ndjerë mirë, por më duhet akoma të kthehem në formën e lartë. Festimi? Do të festoj si një Zot kur të jem në San Siro.”

AC Milan tani do të luajë kundër SPAL në Coppa Italia pasi ata më pas do të luajnë kundër Udineses fundjavën e ardhshme në Serinë A.


Shtuar 11.01.2020 18:22