Hulk e bën bajat, martohet me mbesën e gruas (VIDEO)

Nga aludimet për një lidhje në muajin dhjetor te martesa me mbesën e gruas që është bërë zyrtare nga vetë lojtari në mars, është kjo historia e jetës private të sulmuesit brazilian Hulk i cili është martuar me Camilan, që është mbesa e ish-bashkëshortes së tij Iran Angelo.

Futbollisti 33 vjeçar i Brazilit, Hulk, i ka dhënë fund marrdhënies së tij 12 vjeçare me gruan Iran Angelo në fund të vitit të kaluar, për t’u lidhur me mbesën e saj Camila Angelo, 31 vjeçe, teksa raportimet thonë se çifti shoqëroheshin prej tetorit.Sulmuesi besohet se është martuar me Camila pasi ka vendosur “i martuar” në statusin e mediave sociale dhe çifti ka postuar foto se bashku.

Sipas rrjetit argjentinas ‘Infobae’ martesa e shpejtë erdhi prej faktit se Camila “kishte nevojë për vizë për të qëndruar me Hulk në Kinë”.Hulk e Camila jetojnë tani bashkë teksa ai luan për skuadrën Shanghai SIPG FC.

Ai ka tre fëmijë me Iran Angelo, Ian 10 vjeç, Thiago 8, Alice 3.Hulk ka bërë 47 paraqitje për kombëtaren e Brazilit.


Shtuar 24.03.2020 15:31