Hazard mbyll sezonin me Realin, por a do të jetë në “Euro 2020”?

Një lajm i hidhur vjen për Realin.

Mediat belge raportojnë se Eden Hazard tashmë e ka mbyllur sezonin me Realin dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan Albeu.com.

Mediat pretendojnë se ai do të operohet në Dallas dhe nuk do të rrezikojë një rikthim të shpejtë në mënyrë që të jetë i gatshëm për të udhëhequr Belgjikën në Kampionatin Evropian.

Hazard mbërriti në Madrid për 100 milion nga Chelsea, luajti vetëm 15 ndeshje dhe një gol duke mos justifikuar shumën. Ai u dëmtua në tre raste teksa shumë tifozë ishin të mërzitur nga mbipesha që shfaq në përgatitje të sezonit. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 16:45