Guardiola te Juventus, Agnelli i hap derën spanjolit

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli deklaron se e kanë marrë në konsideruar të punësojnë një ditë Pep Guardiolën, por mendon se do të ishte e vështirë për ta bindur trajnerin e Manchester City.

Ai gjithashtu insistoi që klubi të jetë më se i kënaqur me përparimin e tyre nën Maurizio Sarri, i cili iu bashkua atyre nga Chelsea në fillimin e sezonit.

“Është gabim të thuash që nuk mendon për Guardiolan, por duhet të vlerësosh momentin ku je, si çdo profesionist”, tha Agnelli për Radio24 në lidhje me trajnerin e Cityt, i cili ka ritheksuar përkushtimin e tij për klubin anglez përkundër pezullimit të tyre dy vjeçar të Ligës së Kampionëve, të cilin ata synojnë ta apelojnë.

“Nëse dikush është i lumtur atje ku është, është e vështirë të marrësh”.

“Ne jemi shumë të lumtur me Sarrin. Gjërat janë vendosur për tre vjet, forca e ideve të tij do të vijë me vazhdimin e tyre në kohë, dhe kjo është përparësia”.


Shtuar 24.02.2020 17:47