Ylli gjerman, Mario Gotze ka marrë vendimin që të largohet përfundimisht nga Borusia Dortmund.
Bild raporton se negociatat mes Gotzes dhe Dortmund kanë ngecur.
Mesfushori ka refuzuar ofertën për rinovimin e klubit gjerman dhe do t’i japë fund aventurës tek “milionerët”.
Kontrata e Gotzes skadon në verë dhe gjermani do të jetë futbollistë i lirë nga 1 korriku.
Raportohet se Gotze ka oferta nga dy skuadra të Bundesligës, por që aventurën mund ta vazhdojë edhe në MLS të Amerikës.