Gatusso “piketon” 2 emra për mbrojtjen e Napolit

Gennaro Gattuso po mendon të përforcojë Napolin në merkaton e janarit.

Reparti më problematik për napoletanët është mbrojtja dhe fillimisht mendohet që të largohen futbollistët që nuk kanë të ardhme aty dhe më pas të afrohen të tjerë.

Ghoulam dhe Hysaj duhet të gjejnë skuadra të tjera ndërkohë që Gatusso ka gjetur dy emra për mbrojtjen. I pari është Ricardo Rodrigez i Milanit, por ky ka kusht që të jetë titullar në ndeshjet e Gatussos. Diçka e tillë nuk i garantohet nga trajneri që e vlerëson në bazë të paraqitjeve, megjithatë pritet të ketë zvhillime në vazhdim.

Emri tjetër në listë është ai i mbrojtësit grek, Leonardo Koutris. 24-vjeccari që aktivizohet me Olimpiakosin, shihet nga Napoli si një futbollist që mund të bëjë mirë dhe i është ofruar një kontratë 3-vjeccare. Pozitiv është fakti se Koutris ka pranuar që të luajë edhe si rezervë me Napolin vetëm e vetëm që të provojë Serinë A italiane.


Shtuar 2.01.2020 14:55