Vetëm 21 vjeçe! Ndahet nga jeta në mënyrë misterioze reperja e njohur (FOTO LAJM)

Reperja amerikane Lexii Alijai është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 21-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale më 1 janar, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur arsyeja e ndarjes së saj nga jeta.

“Nuk kam fjalë! Kushërira ime e bukur, me kaq shumë talent dhe hnjë shpirt unik Lexii. Ishte shumë shpejt.”-shkruan kushërira e reperes ndërkohë që në faqen e saj kanë vërshuar mesazhet e ngushëllimit.

Për vdekjen e saj ka reaguar dhe këngëtarja e famshme Kehlani, e cila shkruan në rrjetet sociale:

“Vijoj të shkruaj e të fshij. Ti e dije se çfarë ishe për mua, të gjithë e dinin… Ishe gati të merrje gjithçka për të cilën flisje…”

Lexii Alijai u bë e njohur për publikun falë bashkëpunimeve me artistë të famshëm si Khelani, Drake për miksimin e këngës “Girls love Beyonce” apo “Exchange” nga Bryson Tiller.


Shtuar 2.01.2020 14:53