Frika nga koronavirusi, sfida Juventus-Inter nuk do të zhvillohet

Tashmë është zyrtare. Pesë takime të Seria A janë shtyrë për një datë tjetër. Frika nga Coronavirusi ka detyruar Federatën Italiane të marrë këtë vendim për të shmangur përhapjen e gripit vdekjeprurës.

Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari, Fabrizio Romano, i cili me anë të një postimi në “Twitter” ka zbuluar shtyrjen e ndeshjeve. Mes këtyre ndeshjeve është dhe derbi i Italisë, mes Juventusit dhe Interit, i cili do të zhvillohet në datën 13 maj.

Tashmë mbetët për tu konfirmuar dhe nga Federata Italiane. Gjithashtu të njëjtin fat do të kenë dhe takimet e tjera, të cilat nuk do të zhvillohen këtë fundjavë. Milan-Genoa, Parma-Spal, Udinese-Fiorentina, Sassuolo-Brescia pritet të luhen në 13 maj.


Shtuar 29.02.2020 11:39