Fellaini i infektuar me koronavirus

Ish-lojtari i Manchester United, Marouane Fellaini. wshtw futbollisti i rradhws i infektuar me koronavirus.

Fellaini, i cili aktualisht është në provincën kineze, Jinan, raportohet të ketë rezultuar pozitiv në koronavirus.

Këtë lajm, sipas medieve britanike, e ka konfirmuar departamenti shëndetësor lokal i Jinan.

Ylli i Superligës së Kinës luan me Shandong Luneng. Ai kishte udhëtuar me tren në Jinan, më 20 mars, kur edhe kishte kryer testin.

Kina është vendi nga ku ka filluar përhapja e këtij virusi. Fellaini është vetëm i prekuri i radhës, dhe shpresojmë që lojtarit të mos i vështirësohet situata.


Shtuar 22.03.2020 07:26