Ende pa nisur mirë stërvitjen, dëmtohet lojtari i parë te Barcelona

Pas nje periudhe të gjatë stërvitje nga shtëpia, skuadrat e La Ligës janë kthyer në stërvitje.

Ky rikthmin nuk ka nisur sic duhet për Barcelonën e cila shumë shpejt ka humbur lojtarin e parë. Bëhët fjalë për mbrojtësin francez, Umtiti i cili është dëmtuar.

“Umtiti ka një dëmtim në pulpën e tij të djathtë. Do të shohim nëse ai do të jetë gati për stërvitjen e ardhshme në bazë të përgjigjes së tij ndaj dëmtimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës. /albeu.com/


Shtuar 9.05.2020 14:12