E thotë trajneri: Mesi është një b*stard në fushën e lojës

Barcelona do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme, teksa ditën e nesërme do të luajë me Eibarin në kampionat, ndërsa në mesjavë do të përballet me Napolin, në Ligën e Kampionëve.

Pikërisht për këtë arsye, mediat spanjolle shkruajnë se Mesi mund të lihet pushim për ndeshjen e nesërme, për të qenë në formën më të mirë në Champions.

Megjithatë këtë nuk e beson aspak trajneri i Eibarit, Luis Mendilibar.

Ky i fundit në konferencën e dhënë para ndeshjes së nesërme, u shpreh se Mesi di si të luajë pa u lodhur.

Nuk mendoj se argjentinasi do të jetë pushim nesër. Ai është një bastard në fushën e lojës, në kuptimin që di të luajë pa shpenzuar shumë energji. Mendoj se nëse pushon nesër, ai do të lodhej më shumë në tribunë sesa në fushë. Më ka ndodhur edhe kur isha trajner i Osasunës, teksa thuhej se nuk do luante se kishte probleme, por u shfaq në fushë dhe madje na shënoi dy gola”, u shpreh Mendilibar.


Shtuar 21.02.2020 13:45