E pabesueshme në Moto GP, piloti hidhet nga motorri me 220 km/h (VIDEO)

Një tjetër episod i pakëndshëm vjen nga Moto GP. Javën e shkuar një aksident i tmerrshëm përfshiu Morbidelin dhe Zarkon, ku garuesit u përplasën me njëri-tjetrin dhe motorrat fluturuan pranë kokës së Valentino Rosit.

Por momentet e frikës janë rikthyer sërish, megjithëse në qendër të vëmendjes ishte një tjetër pilot.

Këtë herë ishte Vinales ai që ishte protagonist. Piloti kishte arritur shpejtësinë 220 km/h në momentin kur vendosi të hidhej nga dyrrotaku i tij.

Arsyeja ishte sepse nuk po mundej të frenonte dot dhe rrezikonte kështu jetën e tij. Motorri përplaset me barrierën mbrojtëse dhe më pas përfshihet nga flakët.


Shtuar 23.08.2020 17:00