E konfirmon Tottenham, Son do të përmbushë obligimin ushtarak

Ylli i Tottenhamit kishte për detyrë të përmbushte obligimin ushtarak për një muaj, por sukseset në futboll e shtynë realizimin këtij misioni.

Tashmë që futbolli është i pezulluar në Premier League, Tottenham konfirmon se sulmuesi i tyre do të udhëtojë drejt Koresë së Jugut.

Son do të kthehet në Londër gjatë muajit maj, pasi të përfundojë shërbimin ushtarak. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2020 17:37