UEFA ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e play-off të Euro 2020 të shtyhen për në muajin shtator.
Në video-konferencën e sotme që po mban UEFA me 55 anëtarët e shoqatave të futbollit, është marrë vendim që ndeshjet e play-off të Euro 2020, të planifikuara për muajin qershor, do të shtyhen për tre muaj.
Të lidhura
None found
Kjo do të thotë se takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, i vlefshëm për “Play-Off” të Ligës së Kombeve do të shtyhet për muajin shtator.
Organizata e futbollit evropian është e vendosur që të përfundojë kampionatet, kësisoj vera do të jetë e gjitha e rezervuar për kompeticionet e klubeve.
