Dy muaj nga vdekja e Kobe Bryant, Vanessa ndan videon emocionuese të tij me Gianën (VIDEO)

Vanessa Bryant ka ndarë një video të ëmbël të burrit të saj Kobe duke folur për stërvitjen e vajzës së tyre Gianna në Instagram.

Kobe, i cili vdiq në moshën 41 vjeçare, dhe Gianna, 13, vdiqën në mënyrë tragjike në një përplasje helikopteri në Calabasas, California, në janar, së bashku me shtatë persona të tjerë.

Duke folur për vajzën e tij të dashur në video, Kobe tha: ‘Ajo filloi të luajë futboll, që është një nga sportet e mia të preferuara gjithashtu.

“Por atëherë kur ajo kërkoi për t’ia mësuar lojën e basketbollit, unë fillova ta mësoja pak nga pak, dhe ajo filloi ta shijojë atë dhe ta do atë dhe tani ajo luan çdo ditë”, shtoi ai.
Kobe vazhdoi “është gëzim ta shohësh atë të rritet dhe të jesh aty çdo ditë për atë proces”.

‘”emperamenti i saj është shumë sikur i imi. Ajo është jashtëzakonisht konkurruese, shumë e zjarrtë dhe nuk pranon asnjë sfidë. Ajo është një përzierje e mirë e imja dhe e nënës së saj, kështu që e bën atë edhe më konkurruese sesa mua”, janë fjalët e basketbollistit të ndjerë


Shtuar 28.03.2020 11:26