Dounglas Costa “divorcohet” nga Juventusi

Ashtu siç wshtw pwrfolur kohwt e fundit nwpwr mediat italiane dhe jo vetwm, Costa pritet tw largohet nga Juventusi.

Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Douglas Costa, raporton Sky Sport Italia, transmeton lajmi.net.

Red Devils mund të paraqesin një ofertë formale për blerjen e 29 vjeçarit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Përpjekjet e Manchester United për transferimin e yllit brazilian vijnë pas dështimit për të arritur tek objektivi kryesor, Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

Costa, i cili shënoi tre gola në 29 paraqitje për Juventusin në sezonin e fundit ka edhe dy vite në kontratën e tij me skuadrën kampione nga Serie A.


Shtuar 18.08.2020 08:28