Dështimi në FA Cup, Mourinho fajëson topin: Top plazhi

Jose Mourinho ka thënë se topi i përdorur në ndeshjen e skuadrës së tij Tottenham kundër Middlesbrough në FA Cup ishte shumë i lehtë dhe si një top i lojës në plazh, megjithëse këmbënguli se kjo nuk ishte arsyeje përse skuadra e tij dështoi të fitojë.

Tottenhamit iu desh një gol i vonshëm i barazimit nga Lucas Moura për ta siguruar përsëritjen e ndeshjes së rrethit të tretë, pasi Ashley Fletcher e kishte kaluar në epërsi skuadrën nga Championship pesë minuta brenda pjesës së dytë.

Të lidhura

None found

Duke folur pas ndeshjes, Mourinho pati një ankesë të pazakontë, duke pretenduar se topi i përdorur në FA Cup dallon shumë me topin që përdoret në Premierligë, gjë që ndikoi në aftësitë e lojtarëve të tij për ta mbajtur topin në zotërim.

“Mendoj se topi është top plazhi. Është tepër i lehtë. Mendoj se nuk u ndihmon lojtarëve aspak. Ama ky nuk është arsyetim”, tha Mourinho për BT Sport.

Trajneri portugez pretendon se goli i Middlesbrough u shënua nga një pozitë jashtë loje dhe beson se sikur të kishte VAR në stadium, ai do të anulohej.

“Goli i Middlesbrough ishte nga pozita jashtë loje. VAR-i do ta anulonte për pozitë jashtë loje”, shtoi ai.


Shtuar 6.01.2020 09:48