Dëmtohet Mbappe, në dyshim për ndeshjen me Kroacinë

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim.

Sulmuesi francez ka pësuar një lëndim të rëndë në shpinë në takimin ndaj Suedisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ishte pikërisht Mbappe që shënoi golin e fitores, por atij i janë paraqitur probleme me shpinën, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet lojtari.

“Dhemb pakëz. Mora një goditje, por do të përmirësohet, kështu që është mirë”, ka thënë Mbappe.

“Ne do të rikuperohemi dhe të luajmë më mirë ndaj Kroacisë. Ne do të punojmë. Është trajneri që vendos kush aktivizohet”, shtoi francezi.

Mbappe me shumë gjasë nuk do të paraqitet ndaj Kroacisë, për të mos rrezikuar më shumë rreth gjendjes së tij fizike.


Shtuar 6.09.2020 08:53