Çunat e Kombëtares kanë një mesazh të rëndësishëm për gjithë shqiptarët (VIDEO)

Futbollistët e Kombëtares kanë një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Në vlerësim të situatës pandemike që gjendet tashmë Europa dhe mbarë bota për shkak të koronavirusit Armando Sadiku, Mërgim Mavraj, Keidi Bare, Hysen Memolla dhe Kristi Qose, këshillojnë që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.

Federata e Futbollit në këto ditë të vështira, i bën thirrje të gjithë opinionit publik për të respektuar rregullat. Vetëm kështu mund të mbrojmë së bashku jetën dhe të kalojmë këtë situatë.


Shtuar 14.03.2020 20:41