Të dhënat e fundit, koronavirusi përhapet në 150 vende të botës

Të dhënat e minutave të fundit nga OBSH evidentojnë se ka shkuar në 155845 numri i të prekurve nga koronavirusi në të gjithë botën. Vetëm ditën e sotme u raportuan 10374 raste të reja.

Gjithsej kanë humbur jetën 5814 njerëz, 398 prej të cilëve 24 orët e fundit.

Raportohet se janë shëruar deri sonte 74438 vetë. Nën mbikëqyrje mjekësore 75588 vetë. Në gjendje kritike për jetën janë 5908 pacientë.

Tashmë virusi ka përfshirë 150 shtete të botës.

Në situacionin e sotëm Kina shënoi 11 raste dhe 13 të vdekur. Italia 3497 raste dhe 175 të vdekur.

Irani 1365 raste të reja dhe 61 të vdekur. Koreja e Jugut 107 raste të reja dhe 5 të vdekur.

Në Europë, Spanja shënoi 1083 raste të reja dhe 60 të vdekur. Franca 808 raste dhe 12 të vdekur, Gjermania 850 të prekur, Britania e Madhe 342 raste dhe 10 të vdekur.

SHBA numëroi sot 252 raste dhe 6 të vdekur. Kështu atje raportohen gjithsej 2499 raste dhe 55 të vdekur.

Ndër fqinjët, Greqia pati sot 38 raste të reja duke arritur në 228, si dhe 2 të vdekur që e çojnë në 3 numrin e tyre. Maqedonia e Veriut mbetet në 13 të prekur pa raste të reja sot. Mali i Zi nuk shënon asnjë rast kurse në Kosovë janë 5 të infektuar.


Shtuar 14.03.2020 20:49