Denoncimi me video: Personeli shoqëron të dyshuarën me COVID-19 pa veshjen e duhur (VIDEO)

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka denoncuar në rrjetet sociale , se personeli i ambulancws nuk ka masat mbrojtëse për të vizituar të dyshuarën me COVID-19.

“Fatkeqësisht për të gjithë ne, papërgjegjëshmëria e kësaj qeverie vazhdon me të njëjtat përmasa KRIMINALE!

Zonja në video e ardhur nga Anglia, po transportohet nga banesa e saj tek infektivi, pasi ka njoftuar se ka shenja të dyshuara COVID-19. Sic shihet, personeli i ambulancës nuk ka mbrotjen e duhur në veshje edhe pse ka një rast të dyshuar!!!!

Dhe sic shihet, edhe mjeku ka shënuar në kartelë, NUK KA VESHJE SPECIALE PER TA VIZITUAR!!!

Teksa rastet e të prekurve po rriten, ende nuk janë marrë masat për pajisjen e personelit me veshje mbrojtëse, cka i mbron ata vetë por edhe njerëzit rreth tyre?

Si mund të jetë papërgjegjshmëria në përmasa kaq kriminale?

A e kupton njeri nga vendimmarrësit se personeli mjekësor bëhet kështu BARTES i virusit duke rrezikuar koleget, familjet dhe te gjithe qytetaret????”- shkruan Spahia.


Shtuar 14.03.2020 20:39