Chelsea – Everton, formacionet zyrtare: Broja në stolin e “Bluve” (FOTO LAJM)

Pak çaste më parë është publikuar dhe formacioni zyrtar i Chelseat për përballjen ndaj Everton, e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.

Për herë të parë, sulmuesi shqiptar, Armando Broja do të jetë i grumbulluar nga trajneri i “Bluve të Londrës”, Frank Lampard.

Djaloshi nga Malësia e Madhe do ta nisë sfidën nga stoli, me shpresën që të aktivizohet për disa minuta me skuadrën e parë të Chelseat. Gjithashtu Broja hyri në stadium me ekipin e parë edhe në ndeshjen e fundit kundër Liverpulit, por atje nuk do të gjendej as në stol. Këtë herë ndryshon historia, ndërsa është një moment kulminant për karrierën e Brojës.


Shtuar 8.03.2020 13:17