Chelsea dhe Liverpool dëshirojnë shërbimet e Werner

Sulmuesi 24-vjeçar gjerman Timo Werner po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, teksa në 18 ndeshje ka arritur të shënojë 20 gola dhe të japë 6 asiste, duke ndihmuar skuadrën e Leipzigut që të mbajë kryesimin e renditjes në Bundesligë.

Paraqitja e Werner nuk ka kaluar pa u vënë re nga Bayern Munchen, që ka tentuar disa herë ta afrojë, por pasja në organikë e një emri si Robert Lewandowski, që gjithashtu shënon në ritme të frikshme, i ka stepur bavarezët.

Kjo ka bërë që në garë të futen dy skuadrat e Premier Leagues, Chelsea dhe Liverpool, të cilat shohin te gjermani një sulmues për të tashmen dhe të ardhmen, ndaj investimi i një shifre prej 70 milionë eurosh për kartonin e tij nuk do të ishte aspak i tepruar.

Timo Werner luan prej 4 sezonesh si protagonist te Leipzig, teksa në 206 ndeshje, ka shënuar 83 gola, ndërsa numëron edhe 11 gola në 29 ndeshje me kombëtaren gjermane.


Shtuar 20.01.2020 08:03