CHAMPIONS/ Atletico Madrid – Liverpool, formacionet e mundshme

Champions League rikthehet në fazën më emocionuese të saj, atë me eleminim direkt.

Një nga super ndeshjet është dhe ajo e sotmja mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit.

Dy klubet do të takohen në 1/16 e finales nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano, derisa do të jetë një sfidë për të mos e humbur.

Los Rojiblancos për këtë takim nuk mund të llogarisin në Jao Felixin që është i sëmurë, Kieran Trippier dhe Dario Poveda që janë të lënduar, ndërsa në dyshime është paraqitja e Diego Costas dhe Hector Herreras.

Në anën tjetër, The Reds do të jenë pa lojtarët si, Nathaniel Clyne dhe Xherdan Shaqiri, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak; Arias, Savic, Gimenez, Lodi; Vitolo, Koke, Thomas, Saul; Morata, Correa.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.


Shtuar 18.02.2020 08:51