Celina “divorcohet” nga Swanse, gjen klubin e ri

Bersant Celina është shumë pranë nënshkrimit me klubin e ri.

Bersant Celina do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1 të Francës.

Ylli i Kosovës do të largohet nga Swansea gjatë kësaj jave për të nënshkruar me një klub të ri.

“Wales Online” raporton se Celina në ditët e ardhshme do të kompletojë transferimin te skuadra franceze, Dijon.

Marrëveshja pritet të konfirmohet para fillimit të sezonit të ri në Championship në ballafaqimin ndaj Preston.

Dijon e ka filluar keq sezonin e ri në Ligue 1 duke pësuar humbje në dy xhirot e para.


Shtuar 9.09.2020 12:32