Buffon thyen rekordin e Maldinit, bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në Serie A

Legjendat e futbollit, Gigi Buffon ka shkruar historinë në Serie A sot në ndeshjen kundër Torinos.

Italiani është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në histori të Series A.

Gigi sot po e bën paraqitjen e 648-të, duke tejkaluar Paulo Maldinin i cili në karrierën e tij kishte luajtur 647 ndeshje në Serien A.

Pozitën e tretë e zë Totti me 619 ndeshje, kurse top 4-shën e mbyll Zanetti me 617 paraqitje.


Shtuar 4.07.2020 16:51