Bogdani krahason Superligën me Serinë C italiane

Golashënuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, i cili ka pasur eksperieca fantastike në futbollin italian ka bërë një krahasim me atë shqiptar.

Bogdani mendon se kampionati i vendit tonë mund të krahasohet vetëm me Serinë C italiane.

“Kampionati shqiptar për mendimin tim është në nivelin e Serisë C italiane, jo të Serisë B. Ka ndeshje që janë të mira, por ka edhe pa ngjyrë, pa volum, ndeshje që nuk sheh kush është në vend të parë apo të fundit. Ka ndeshje që duhet një skuadër që ka objektiva, t’i marrë seriozisht.

Ndeshja që pashë me Tiranën ishte ndryshe nga Luftëtari me Kukësin se nuk kishte raste. Tiranës në fund fare i buzëqeshi fati e mori këto tre pikë që i duhen për klasifikimin dhe është pretendente për të fituar kampionatin.

Te Partizani, Sormani nuk diskutohet që është i përgatitur, e njoh personalisht dhe e them me bindje që është i përgatitur. Nuk duhet t’i kërkojmë direkt trajnerit të vendosë dorën se është zgjidhje e klubit dhe trajneri do kohën e vet.

Nuk jam për lëvizjet e shpeshta se edhe Tirana ka ndryshuar shumë trajnerë, Luftëtari,etj. Nuk jam se çoroditet skuadra dhe lojtarët nuk është se mësohen direkt se trajneri që vjen ka kohën e vet. Partizanit i mungon një lojtar goli se të fitosh kampionatin duhet një sulmues që të të fitojë ndeshjet, duhet zgjidhur se merkato është ende e hapur. Kush do të fitojë kampionatin duhet të ketë një sulmues që të bëjë sa më shumë gola”, deklaroi ish-sulmuesi kuqezi. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 08:53