Bayerni heq dorë nga Sane

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të yllit të Manchester Cityt, Leroy Sanes, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjermani Leroy Sane ishte spekuluar për një transferim të mundshëm në Bundesligë verën e kaluar, pasi që drejtori ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge e konfirmoi interesimin e Bayernit, ndërsa trajneri i atëhershëm Niko Kovac tha se ishte i sigurt në transferimin e Sanes.

Por, Sane e pësoi një lëndim të rëndë brenda 15 minutave të parë të përballjes së Manchester Cityt me Liverpoolin në Community Shield në gusht, duke e lënë jashtë fushës së blertë për disa muaj. 23-vjeçari nuk pritet të kthehet nga lëndimi i tij deri në shkurt.

Ish-presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, sugjeroi në shtator se ata do të ktheheshin në garë për të sapo të shërohej, duke thënë: “Ne ishim të interesuar për të. Biseduam, por pas atij lëndimi të tmerrshëm, nuk mund t’i vazhdonim negociatat”.

“Duhet të presim dhe ta shohim se sa do t’i zgjasë rikuperimi. Në janar apo shkurt, bordi ynë do të ulet dhe do të flasë për atë që po ndodh”.

“Kjo nuk është diçka që mund të ndodhë në janar. Ne kemi nevojë për lojtarë që mund të na ndihmojnë menjëherë tani”.

Sane iu bashkua Manchester Cityt nga Schalke në vitin 2016 dhe i ka bërë 134 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke i shënuar 39 gola dhe duke i fituar disa tituj: dy herë Premierligën, dy herë Carabao Cup dhe një herë FA Cup. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 2021. /


Shtuar 9.01.2020 13:10