Barcelona në limite, zgjedh sulmuesin e Legenas si zëvendësuesin e Dembele

Barcelona më në fund pas dritës jeshile të dhënë nga La Laga ka përzgjedhur zëvendësuesin e Dembele. Sekretariati teknik ka piketuar sulmuesin 28 vjecar të Leganes, Martin Braithëaite.

Danezi i Leganés është një futbollist i cili ka lënë një përshtypje shumë të mirë që kur mbërriti në huazim gjatë merkatos së janarit të vitit 2019 nga Middlesbrough.

RAC 1 raportoi se Ali Dursun, përfaqësuesi i Braithëaite, ishte tashmë në Barcelona që dje për të biseduar për kushtet e marrëveshjes. Braithëaite ka një klauzolë largimi prej 18 milionë eurosh në kontratën e nënshkruar me Legabes, skuadër që renditet në vendin e parafundit në tabelë, pra në garë qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

Objektivi i Barcelonës është që të jetë në gjendje ta mbyllë sa më shpejt operacionin për ta patur në dispozicion Braithëaite këtë fundjavë, në ndeshjen e së shtunës, kundër Eibarit.


Shtuar 18.02.2020 07:33