Balotelli dëshiron të transferohet te kjo skuadër në Serie A

Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli, dëshiron ta veshë fanellën e Napolit.

Gjatë një reagimi në Instagram, Balotelli nga karantina e tij në Itali, shprehu haptazi dëshirën për të luajtur për klubin e Napolit, skuadër që e ka dashur gjithmonë.

“Unë u përpoqa”, tha ai gjatë një lidhje live në Instagram me Fabio Cannavaro.

“Do të isha shumë i lumtur te Napoli, e kam seriozisht. Do ta bëja vajzën time drejtuese të tifozëve ultras, pasi ajo mbështet Napolin”.

“Unë këndoj ‘Brescia, Brescia’, por ajo ende e mbështet Napolin. Ajo u gëzua kur e çova në San Paolo, ajo u hipnotizua”.

“Gjithmonë është një ndjenjë e bukur të luash atje, megjithëse për mendimin tim stadiumi më i bukur është San Siro”, u shpreh Balotelli.


Shtuar 14.04.2020 06:49