Arsenali nuk e blen, Reali “hap sytë” për oferta për Ceballos

Duke iu referuar lajmeve që raporton Sun janë gjithnjë e më të pakta mundësitë, që Arsenali ta mbajë në skuadër mesfushorin spanjoll Dani Ceballos, i cili aktualisht luan si i huazuar te topçinjtë nga Reali i Madridit.

Me shumë gjasa Ceballos do të rikthehet te Reali i Madridit në verë për t’u shitur më pas te skuadra që do të ofrojë më shumë pasi Los Blancos nuk e kanë në plane për ta mbajtur. Janë disa klube që interesohen për shërbimet e Ceballos madje mes tyre është edhe Juventusi.


Shtuar 13.04.2020 06:32