Arsenali ka gati 50 milion euro për yllin e Ajax

Mesfushori i Ajax Amsterdam, Hakim Ziyech është lojtari që prinë listën e dëshirave të Arsenal, sipas raportimeve të ‘Calciomercato’.

‘Gunners’ janë të vendosur të afrojnë lojtarin gjatë janarit, me vlerën e tij që aktualisht prek 50 milionë euro.

Ziyech ka kontribuuar në gjashtë gola dhe 12 asistime për Ajax, në Eredivisie, gjatë këtij sezoni.

Mbetet të shihet nëse lojtari nga Maroku do të pajtohet për një kalim në Londrën Veriore.


Shtuar 5.01.2020 14:52