Edhe pse po “ngroh” stolin, ylli i Realit refuzon huazimin te Getafe

Getafe është interesuar për huazimin e yllit të Real, Diaz, por lojtari duket se ka qenë kundër një lëvizje të tillë.

Ish anëtari i Manchester City ka regjistruar vetëm katër paraqitje këtë sezon me ‘Los Blancos’, duke vazhduar të ketë impakt në ‘Bernabeu’.

‘Goal’ bën të ditur se lojtari ka refuzuar mundësinë për huazim tek Getafe, për të vazhduar luftën për minutat e tij në Real Madrid.

Brahim Diaz largohej nga Manchester City në drejtim të Real Madrid pikërisht për mungesën e minutave.

Mbetet të shihet nëse ai do të fitojë besimin e Zinedine Zidane për një vend në formacion.


Shtuar 5.01.2020 15:03