Arsenali interesohet për yllin e Borussia Dortmund

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka kërkuar përmirësimin e fazës mbrojtëse afatin e ardhshëm kalimtar, dhe Manuel Akanji është në listën e tij të dëshirave.

Arsenali për Akanji ka bërë një ofertë verën e kaluar, e cila është refuzuar nga Dortmund, për bisedimet e reja kanë nisur që në janar.

Dortmundi nuk ka qenë i interesuar që të lejonte largimin e tij verën e kaluar, pasi mbrojtësi qendror Abdou Diallo kaloi te PSG.

Sipas FussballTransfers.com, Arsenal ka hyrë sërish në bisedime zyrtare me Dortmundin, dhe një lëvizje mund të ndodh gjatë verës.

Akanji ishte i përfshirë në skuadrën e Dortmundit në fitoren 4:0 në fundjavë kundër Schalkes.


Shtuar 21.05.2020 10:08