Al Khelaifi: PSG do të luajë jashtë vendit në Ligën e Kampioneve

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, paralajmëron se klubi që ai drejton do të luajë në Ligën e Kampionëve, edhe nëse do të duhet të luajnë jashtë vendit, pasi sezoni i Ligue 1 nuk do të vazhdojë.

Qeveria Franceze njoftoi këtë pasdite se asnjë veprimtari sportive nuk do të lejohej në vend deri të paktën në shtator për shkak të pandemisë coronavirus.

Kjo do të thotë se nuk ka shanse për të përfunduar sezonin e Ligue 1.

Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyon janë ende në Ligën e Kampionëve dhe kjo garë mund të përfundojë në gusht.

“Ne e respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Në marrëveshje me UEFA, ne synojmë të marrim pjesë në raundet e fundit të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni në kohën dhe vendin në të cilin do të organizohet”.

“Nëse nuk është e mundur të luajmë në Francë, ne do t’i luajmë ndeshjet tona jashtë vendit. Duke u bazuar në siguri, ne do t’i vendosim lojtarët tanë dhe të gjithë stafin tonë në kushtet më të mira të mundshme shëndetësore”, ka thënë Al Khelaifi për RMC Sport.

Lyon do ta luajë edhe ndeshjen kthyese ndaj Juventusit, ku ndeshjen e parë e fitoi 1-0.


Shtuar 28.04.2020 19:06