“Air Albania” gati të presë një tjetër super ndeshje të Superligës

Stadiumi i ri kombëtar do të presë një tjetër sfidë interesante brenda janarit.

Pas ndeshjes kualifikuese të Kombëtares kuqezi kundër Francës, derbit të madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana, dhe “sfidës së solidaritetit” mes veteranëve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, projekt modern futbollistik i kryeqytetit shqiptar, do të mbledhë sërish dashamirësit e shumtë të këtij sporti.

Edhe këtë herë, “lakmuesi” për të mbledhur të ardhura financiare është Partizani, edhe pse do të jetë udhëtues më 26 janar, kur të përballet aty me Kukësin.


Shtuar 16.01.2020 14:08