Muzeu i çuditshëm, hapet ekspozita e frutave dhe perimeve

Në një Muze një Nju Jork është hapur për publikun një ekspozitë e ngrënshme. Vizitorët mund të shohin të ekspozuara fruta dhe perime dhe në fund të hanë një sallatë të përgatitur prej tyre. Prezantimi i artisit, Darren Bader, nuk është e vetmja shfaqje që ka tërhequr vemendjen.

Pasi shumë kohë më parë u zhvendos përtej kufijve klasikë të kanavacës dhe skulpturave prej guri, arti tani po merr formën e një kursi sallate në Muzeun “Whitney” të Nju Jorkut.

Ekspozita e ngrënshme e Darren Baderit është zyrtarisht pa titull, por cilësohet si “Frutat dhe perimet; sallata me fruta dhe perime”.

Nga shfaqja në muzeun e Manhattanit, ekspozita mirëpret të pranishmit të dëshmojnë dhe të marrin pjesë në përgatitjen e sallatës me asparag.

Ekspozita fillon me prezantimin e llojeve të ndryshme frutash dhe perimesh të cilat janë të vendosura mbi këto podiume që shihni, në katin e tetë të galerisë “Whitney”.

Lista e produkteve përmban banane, kopër dhe kungull. Më pas anëtarët e stafit të muzeut vijnë dhe i marrin ato para se t’i çojnë në një kuzhinë ku krijojnë sallatën e madhe.

Procesi zgjat rreth gjysmë ore. Përgatitja nuk është e hapur për të pranishmit, por ata mund ta shikojnë procesin në një ekran të projeksionit të vendosur në ekspozitë. Produkti përfundimtar më pas shpërndahet dhe shërbehet për publikun.

Pyetjes së përjetshme se çfarë është arti i përgjigjet Christie Mitchell, asistentja kuratore për Muzeun “Whitney”.

Kjo eskpozitë përfundimisht është një formë arti, shprehet ajo.

“Gjëja më e bukur në një punë si kjo, është që mund të pasqyrojë atë që po ndodh në kohën tonë dhe unë mendoj se vetëm veprat e shkëlqyera mund të bëjnë këtë.”

Lidhja e frutave perimeve shumëgjyrëshe me ndryshimin e klimës është padyshim e mundshme.

Artisti Bader është i njohur për format e veçanta që i jep ekspozitave të tij dhe konceptit për artin.

Ai ka tërhequr vemendjen sidomos pas prezantimit të “lazanjës me heroinë”, teksa injektoi lëndë narkotike në gatimin klasik italian.

Në 2011 ai solli në një galeri amerikane disa dhi, të cilat shkaktuan reagime të shumta.

Një pjesëmarrëse në punën e fundit të Baderit thjesht vlerësoi përvojën në grup.
“Ne kemi humbur marrëdhënien tonë me ushqimin, duke e marrë atë lehtësisht dhe shumë shpejt. Mendoj se duhet të kthehemi pas për ta ndarë atë me njerëzit, me komunitetin,” tha Jamie Paladino, një punonjës shtypshkronje me qendër në New York.

Ekspozita “Frutat, perimet; sallata me fruta dhe perime”, do të qëndrojë e hapur në Muzeun e Whitney nga 15 janar deri në 17 shkurt 2020.


Shtuar 16.01.2020 14:09