A po kërkon largimin nga Barça? Gruaja e Messit “vulos” gjithçka

Lajmi se Messi ka kërkuar nga klubi katalanas largimin e menjëhershëm, mbas turpërimit 8-2 ndaj Bayern Munich, mori dhenë.

Duke qenë se bëhet fjalë për yllin më të madh të futbollit botëror, mediat nxituan ta shumëfishojnë këtë “bombë”. Por, për të përgënjeshtruar gjithçka ka menduar gruaja e kapitenit të Barcelonës, Antonela Roccuzo.

“Ju lutem mos besoni në këto lajme të rreme, që thonë se Messi dëshiron të largohet nga klubi i tij. Messi nuk tha asgjë dhe nuk do donte të largohej nga klubi i tij. Ai thjesht po shpreson për shokë skuadre më të mirë dhe kaq”, shkruan gruaja e Messit në Facebook.


Shtuar 17.08.2020 19:51