+17, por Klopp vazhdon t’i frikësohet Guardiolës

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk ngopet.

Gjermani është shfaqur i pakënaqur me ekipin e tij edhe pas tores 0-1 ndaj Tottenham të drejtuar nga Jose Mourinho.

Një ndeshje që sipas Klopp duhet të ishte mbyllur me fitore më të thellë nga “Të Kuqtë”, ndërkohë që vijon t’i frikësohet rivalit të tij, Pep Guardiola.

“Për rezultatin që morëm, zëre se jam në hënë, por duhet të flasim për performancën. Duhet të kishim shënuar më shumë gola: kjo është e vërteta. Duhet të jemi të ndershëm me veten tonë. Mund të kishim shënuar më shumë dhe duhet ta kishim bërë në këtë stadium dhe ndaj një ekipi si Tottenham”.

Lidhur me rekordin në fazën mbrojtëse: “Na duhej Alisson për këtë gjë sot. Kishim disa çarje në fazën mbrojtëse. Në disa ndeshje ai nuk ka shumë për të bërë, sepse e fitojmë topin më herët dhe më sipër në fushë. Është gjë e mirë, sepse nuk ka mënyrë tjetër për të fituar ndeshjen, veçse duke u mbrojtur mirë. Ai i bën gjërat e vështira të duken të lehta”.

Mbi rekordin e Liverpool në këtë llim sezoni: “Nuk është se ndjehet shumë special. Jemi të vetëdijshëm për këtë gjë dhe është e veçantë, por unë nuk mund ta ndjej. Kur dikush të jep trofeun, atëherë është e kryer. Deri në atë moment të duhet të luftosh. Është vetëm fillimi. Ne duhet të vazhdojmë, sepse rivalët tanë janë të fortë. Guardiola nuk do të dorëzohet dhe as unë. Deri tani shumë mirë”, deklaroi Klopp.

Liverpooli tashmë ka 17 pikë më shumë se Manchester City aktualisht, kjo e fundit luan sonte në udhëtim me te Aston Villa.

Edhe nëse City e ngushton tani diferencën në 14 pikë, Liverpooli ka mundësi të shkojë sërish në 17 pasi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Shtuar 12.01.2020 09:02